top of page

Ein Gedanke, der nicht gefährlich ist, ist gar nicht wert, ein Gedanke zu sein

         Oscar Wilde (1854 - 1900)

Një mendim që nuk është i rrezikshëm, nuk ia vlen që të jetë mendim.

Oscar Wilde (1854 - 1900)

 

 

HENNING HESKE

Henning Heske, geboren 1960 in Düsseldorf, lebt in Krefeld. Studium der Mathematik, Geografie und Germanistik an der Heinrich-Heine-Universität Düsseldorf. Promotion über den Erdkundeunterricht im Nationalsozialismus.

Schreibt Lyrik, Essays, Kolumnen und Literaturkritiken.

Veröffentlichte die Gedichtbände:

Eisbärensommer. Prosagedicht. Verlag Gilles & Francke, Duisburg 1986.

Hafenreste. Sassafras Verlag, Krefeld 1991.

Ereignishorizonte, Lyrikedition 2000, München 2003.

Garbenfelder. Gedichte 1980-1995. docupoint Verlag, Magdeburg 2005.

Wegintegrale, Lyrikedition 2000, München 2006.

Rotverschiebung, Verlag im Proberaum 3, Klingenberg 2010.

 

 

Geisterbahnhof

Globale Auguren prognostizieren den Kampf
der Kulturen, in einer martialisch-mystischen Sprache
von der Mittellage, Zerrzonen und dem Bollwerk
des säkularisierten Islam: Nation contra Region.
Ein naturdeterministischer Diskurs ohne Antworten.
Wo liegt Mitteleuropa?
Aus Lebensraumideologie und Großstadtfeindlichkeit
geboren führt das pseudowissenschaftliche Konzept
ins Spannungsfeld von Integration und Fragmentierung.
Wo bleibt die ökologische Weltinnenpolitik?
Das Gespenst Geopolitik packt wieder den Zeitgeist.

(aus: Ereignishorizonte. Lyrikedition 2000, München 2003)


 

Zeitstromende

Die enteilenden Sterneninseln: Granatsplitter
der Detonation einer winzigen Energiekugel.
Der Startschuss für den Kältetod, ein Höllenfeuer
oder die Geburt von Tochteruniversen?
Die Nichtexistenz der kosmologischen Konstante
birgt titanische Alpträume: tote Sonnen
als stellare Christbaumkugeln aus Wasserstoffeis,
schwarze Löcher als Fresser sterbender Galaxien
und Menschen als stochastische Ereignismenge.
Billard der Gestirne im heimatlosen Raum.
Der Ausbruch der Sternendämmerung,
ein alchimistischer Totentanz vergehender Atome:
die letzten Wunderkerzen in der Finsternis.

(aus: Ereignishorizonte. Lyrikedition 2000, München 2003)

 

 

PRAG JULI 2004

Seit jenen Nächten
denke ich wieder
an den Frühling.
Die Male der Fackeln.
Alles nur weitere Informationen.
U-Bahn-Stationen nach Europa.

Und morgen ist euer Leben
wie immer.

Über den Hradschin
fahren wir morgens nach Theresienstadt.
Einzelzellen für fünfzehn Menschen.
Der Swimmingpool der Wachmannschaft.
Das Kino der Vergangenheit.
Die Bilder der Mädchen.

Zu sehen bis Gibraltar.

(aus: Wegintegrale. Lyrikedition 2000, München 2006)

 

 

ZEITBOGEN

In unserem abgeschlossenen System
nimmt die Unordnung niemals ab.
Die Zeit ist unnatürlich asymmetrisch -
ein hoch geordneter Anfangszustand,
das Prinzip Ei.
Der Zeitpfeil zeigt in die Richtung    
des natürlichen Endzustandes:
der leere Raum.
Da bleibt nur die große Unbekannte,
die dunkle Mademoiselle.
Alles doch nur eine Chronologie
zufälliger Ereignisse? Wir werden keine
Erinnerungen an die Zukunft
verlieren.

(aus: Rotverschiebung. Verlag im Proberaum 2, Klingenberg 2010)

 

 

SUBJEKTIVE DIDAKTIK

Es geht ums Ganze, den Morgen
nach der langen Nacht, den Tanz
der Sorglosigkeiten um das
Buch ohne Eigenschaften.
        
Die Perspektive des Kältetods
als Heldenreise. Schwankende Gestalten,
umsäumt von grünen Scherben.
        
Deine Augen: zwei unergründliche Planeten,
die ungeborenes Leben verheißen.

(aus: Rotverschiebung. Verlag im Proberaum 2, Klingenberg 2010)

Henning Heske ka lindur më 1960 në Dyseldorf, jeton në Krefeld. Ka studiuar matematikë, gjeografi dhe gjermanistikë në Universitetin Hajnrih Hajne në Dyseldorf. Promovim mbi mësimdhënien gjeografike në kohën e nacionalsocializmit.
Shkruan poezi, ese, komente dhe kritika letrare.
Ka botuar vëllimet poetike:
Vera e arinjve polarë. Prozë poetike. Shtëpia botuese Gilles & Francke, Duisburg 1986.
Pjesë të mbetura moli. Btues Sassafras, Krefeld 1991.
Horizonte ngjarjesh, edicioni poetik 2000, Mynih 2003.
Fusha me duaj. Poezi 1980-1995. docupoint, Magdeburg 2005.
Integrale udhe, edicioni poetik 2000, Mynih 2006.
Zhvendosja e së kuqes, shtëpia botuese në dhomën e provave 3, Klingenberg 2010.

 

 

Stacion fantazmash

Vrojtuesit globalë parashikojnë betejën
e kulturave, në një gjuhë mistiko-luftarake
nga vendi qendror, zonat e shkëputura dhe kalaja
e myslimanizmit të sekuestruar: kombi kundër besimit fetar.
Një diskutim i përcaktuar natyre pa përgjigje.
Ku ndodhet Europa Qendrore?
Koncepti pseudoshkencor i lindur nga ideologjia
e hapësirës jetësore dhe urrejtja ndaj qyteteve të mëdhenj
prin në fushën e tensionuar të integrimit dhe fragmentimit.
Ku mbetet politika e brendshme për ekologjinë botërore?
Fantazma gjeopolitike mbërthen rishtas shpirtin e kohës.

(nga: Horizonte ngjarjesh. Edicioni poetik 2000, Mynih 2003)

 

Mbarim i energjisë kohore

Ishujt yjësorë që ikin: copra granate
të shpërthimit të një sfere të vockël energjie.
E shtëna startuese për vdekjen e ftohtë, një zjarr ferri
apo lindja e një universi bijë?
Mosekzistenza e konstantes kozmologjike
fsheh ëndrra të këqia titanike: diej të vdekur
si sfera yjësore në bredhin e Krishtlindjes, prej akulli hidrogjeni,
vrima të zeza si përpirës galaksish të vdekura
dhe njerëzit si masë ngjarjeje e varur prej rastësisë.
Bilardo yjësish në hapësirën e paatdhe.
Shpërthimi i muzgut të yjeve,
një kërcim makabër alkimik atomesh që vdesin:
qirinjtë e fundit xixëllues në errësirë.

(nga: Horizonte ngjarjesh. Edicion poetik 2000, Mynih 2003)

 

 

PRAGË KORRIK 2004

Që prej atyre netëve
mendoj rishtazi
për pranverën.
Lapidarë pishtarësh.
Gjithçka informacione të mëtejshme.
Stacione trenash elektrikë për në Evropë.

Dhe nesër jeta juaj është
sikurse prore.

Nëpër qytetin kështjellar Hradcany
nesër do të nisemi për në Theresienstadt.
Qeli më vete izolimi për pesëmbëdhjetë njerëz.
Swimmingpooli i grupit të rojës.
Kinemaja e së shkuarës.
Pamjet e vajzave.

Që shihen prej Gjibraltarit.

(nga: Integrale rruge. Edicioni poetik 2000, Mynih 2006)

 

 

HARK KOHOR

Në sistemin tonë të mbyllur
rrëmuja assesi nuk pakësohet.
Koha është në mënyrë të panatyrshme asimetrike -
një fazë fillestare e rregulluar më së miri,
princip veze.
Shigjeta e kohës tregon drejtimin    
e gjendjes së fundit natyrore:
hapësirën boshe.
Aty mbetet vetëm e panjohura e madhe,
madmazela e errët.
E tëra veç një kronologji
ndodhish rastërore? Asnjë kujtim
s'do të humbasim
tek e nesërmja.

 

(nga: Zhvendosja e së kuqes. Verlag im Proberaum 2, Klingenberg 2010)

 

 

DIDAKTIKË SUBJEKTIVE

Është fjala për gjithçka, mëngjesin
pas natës së gjatë, vallen
e moskokëçarjeve
librin pa veti.
        
Perspektiva e vdekjes nga të ftohtit
si udhëtim heronjsh. Trajta luhatëse,
rrethuar prej ciflave të blerta.
        
Sytë e tu: dy planete misterioze,
që parashikojnë jetën e palindur.

(nga: Zhvendosja e së kuqes. Verlag im Proberaum 2, Klingenberg 2010)

Ins Albanische übersetzt von / Shqipëroi nga gjermanishtja

FERDINAND LAHOLLI

© Heske & Laholli

bottom of page