top of page

Ein Gedanke, der nicht gefährlich ist, ist gar nicht wert, ein Gedanke zu sein

         Oscar Wilde (1854 - 1900)

Një mendim që nuk është i rrezikshëm, nuk ia vlen që të jetë mendim.

Oscar Wilde (1854 - 1900)

 

 

MICHÈLE MINELLI

MICHÈLE MINELLI

Michèle Minelli, geboren 1968 in Zürich. Freie Autorin und Mitglied der Autorinnen der Schweiz AdS sowie der Autorinnenvereinigung.
Gewinnerin des SABZ-Literaturpreises 1990 und 1998 mit den Kurzgeschichten "Ruth hat's gut" und "Das wahre Leben".

Publikationen:

Tabuthema Abtreibung, Haupt 2000
Endstation Schulausschluss?, Haupt 2003
Unter Mongolen, Isele 2005
Kompass für Kreative, Isele 2008
Adeline, grün und blau, Isele 2009
Die Integrierten, Huber Verlag 2011
Die Ruhelosen, Aufbau Verlag 2012
Wassergrab, Aufbau Verlag 2013
Die Verlorene, Aufbau Verlag 2015
Kleine Freiheit, Hier und Jetzt Verlag 2015


MUT MIT DIR

So zärtlich Deine Hand
mir über Gesicht und Gewand
streicht
weicht
auch das letzte bisschen Furcht.


SANDFLUT

Mir spritzt die Gischt hoch ins Gesicht
und Dir der heisse Sand.
Luft, verdüstert, ohne Licht
hält uns getrennt wie eine Wand.


INNIG

Hast Du nicht mein Haar
im Wind gesehen
wie es damals
rot entflammt?
Wildes Lachen
von Dir zugeworfen
hielt es lange
innig Hand


NOMADIN

Nomadin, die ich bin
zieh ich durch die Wälder
Nomadin, die ich bin
zieh ich durch das Land.
Nomadin, die ich bin
lauf ich über Felder
Nomadin, die ich bin
hast Du mich erkannt.


MILAN

Einen Milan hast Du mir geschickt
ja, ich hab ihn wohl bemerkt
wie er mit den Augen nach mir pickt
und mir meinen Schutz verstärkt.

Oben weit da zieht er seinen Kreis
immer da, wo ich grad bin
zieht und überwacht in einer Weis
dass ich mir stets sicher bin.

Wir bewegen uns in trächtig Tanz
zu der stummen Symphonie
Du, mein Milan, mit gekeiltem Schwanz
ich mit Riss im Herzen, sieh.

Michèle Minelli u lind më 1968 në Cyrih. Është autore në profesion të lirë, anëtare e Autoreve të Zvicrës AdS dhe e bashkimit të autoreve.
Fituese e shpërblimit letrar SABZ në vitet 1990 dhe 1998 me tregimet e shkurtra "Ruth hat's gut" (Ruthi e ka mirë) dhe "Das wahre Leben" (jeta e vërtetë).

Libra të botuar:
Temë tabu: dështimi i vetëdijshëm i fëmijës - Haupt 2000
Stacioni i fundit largimi nga shkolla? - Haupt 2003       
Mes mongolëve - Isele 2005
Kompas për njerëz me fantazi krijuese - Isele 2008
Adelina, nxirë e tëra - Isele 2009
Të integruarit, Huber Verlag 2011
Të paqetët, Aufbau Verlag 2012
Varr uji, Aufbau Verlag  2013
E humbura, Aufbau Verlag 2015
Liria e paktë, Hier und Jetzt Verlag 2015


GUXIM ME TY

Aq butshëm dora jote
më zbret
mbi fytyrë dhe shtat
sa ma largon
edhe të mbramen frikë të paktë.


SHKULM RËRE

Fytyrës shkuma më stërpik
dhe ty rëra zhur.
Ajri, ngrysur, i pa dritë
na mban të ndarë si një mur.


THELLË

S'e pe flokun
tim në erë
si flakëronte
atëherë?
E qeshura e fortë     
prej teje hedhur
zemrën gjatë
e mbajti prekur.


NOMADJA

Nomaden, që jam unë
tërheq ndër pyjësi
Nomaden, që jam unë
e shpie në çdo vend.
Nomadja, që jam unë
përmbi fusha rend
Nomadja, që jam unë
dalluar është nga ti.


QIFTI

Një qift më ke dërguar ti
po, e vërejta si më s'ka        
sqepon nga unë me sytë e tij
sigurisë m'i bëhet krah.

Së lartmi fluturon përqark
ngaherë këtu, ku jam dhe unë
tërhiqet dhe vrojton me takt
që e sigurtë jam kaq shumë

Lëvizim valles kaq rënduar
drejt të pagojës sinfoni
ti, qifti im, bishtpykuar
unë me plasë në zemër, shih.

Ins Albanische übersetzt von / Shqipëroi nga gjermanishtja

FERDINAND LAHOLLI

© Minelli & Laholli

bottom of page